Gazetari Muhamend Veliu ka zbuluar ditën e sotme në ‘Zona Zero’ të gjithë drejtorët të cilët janë zhvendosur nga posti i tyre i lartë në inspektor të thjeshtë.
Sipas Veliut këto ndryshime kanë ndodhur nga Oljan Kanushi, teksa vetë gazertari ka zgjedhur të mos i zbuloj emrat e tyer duke iu referuar veçse me iniciale.
“A.I drejtor i departamentit më të rëndësishëm në SHISH, atij të kundra-zbulimit është çuar inspektor në Vlorë.
Si inspektor i thjeshtë në Tiranë shkon G.B ish drejtor i Drejtorisë të Sigurisë së Personelit.
R.C nga drejtor anti-terrori është emëruar inspektor i thjeshtë në Dibër.
E.L drejtor i spiunazhit transferuar specialist drejtoria e personelit.
E.M ish drejtor kabineti i Helidon Bendos emerohet inspektor ne Sarande.”- tha për Zona Zero Muhamed Veliu.