51-vjeçari shqiptar Andrea Kalemi mbeti i plagosur mbrëmjen e së mërkurës në Greqi, pas një atentatiqë dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh.

Raportohet se Kalemi mund të ketë lidhje me vrajsen e Edmond Papës, në muajin dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë, por gjithashtu një tjetër pistë, ka të bëjë me akuzat e ngritura ndaj tij në vitin 2001, në Belgjikë, për vrasjen e dy personave.

Po çfarë e lidh Kalimin me Edmond Papën?

Andrea Kalemi është djali i dajës së Aleksandër Sadikajt, të riut të vrarë me tritol më 11 qershor në Tiranë. Po ashtu, Kalemi rezulton të ketë lidhje të ngushta shoqërore me Albano Velon dhe Andreu Boden, të arrestuar për vrasjen e Papës.

Ekzkekutimi i këtij të fundit, dyshohet se është bërë për hakmarrje, pasi vrasja e 27-vjeçarit Sadikaj është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin e Edmond Papës, që menaxhohej dhe nga vëllai i tij, Kristo Qirici.

Aleksandër Sadikaj kishte fjetur në këtë hotel dy ditë para se të ekzekutohej me tritol në makinë. Shkak për konfliktin, sipas babait të Sadikajt është bërë një borxh që Papa i kishte 27-vjeçarit. Më konkretisht, ai i kishte blerë 100 kg hashash disa vite më parë, por nuk ia kishte shlyer të gjitha paratë. Për rrjedhojë, i riu ishte konfliktuar me 49-vjeçarin dhe Papa, dyshohet se ka rdhëruar ekzekutimin e tij.