Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me hetimet për vrasjen e shqiptarit Pëllumb Islami më 21 shkurt në “Nea Ionia” të Athinës.

23-vjeçari shqiptar, i arrestuar ditën e djeshme nga autoritetet greke për këtë ngjarje, rezulton një person me precedentë të theksuar penalë, duke nisur që nga “gjobëvënia”, e deri tek “vrasje nga pakujdesia”. Mes akuzave të ngritura më herët ndaj tij janë dhe ”, “shkatërrim prone”, “kanosje me armë zjarri”, “pranim dhe mbajtje të produkteve të veprës penale”, “vjedhje në bashkëpunim”, “vjedhje e mbetur në tentativë”.

Ky i ri, i cili përdorte dy emra “Dhimitri” dhe “Nektarios”, ishte një nga 6 personat e shpallur në kërkim për vrasjen e 40-vjeçarit Islami, i cili mbeti viktimë e një sherri mes dy bandave shqiptare në një lokal.

Me precedentë penalë, rezulton 23 vjeçari shqiptar i arrestuar për vrasjen e 40-vjeçarit Pëllumb Islami, në 21 shkurt në “Nea Ionia” të Athinës.

Sipas burimeve policore 2 prej 6 të kërkuarve rezultojnë të jenë arratisur në Shqipëri. Një tjetër person i përfshirë në ngjarje rezulton ende i paidentifikuar.

Vrasja e Pëllumb Islamit ndodhi në një lokal në “Nea Ionia” pas një shkëmbimi zjarri mes pjesëtarëve të një grupi kriminal shqiptar në Greqi me një person që ndodhej në shoqërinë e Islamit.