Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur ditën e sotme në portin e Vlorës pas një ftese nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama
Meloni pritet të kalojë disa ditë pushime në vendin tonë, pasi ndërpreu pushimet e saj në një fermë pranë Ceglie Messapica në Puglia.
Edhe në vendin tonë ajo shoqërohet nga familja e saj, bashkëshorti Andrea Giambruno dhe vajza e saj Ginevra.
Sipas Corriere në agjendën e saj është edhe një vizitë në shtëpinë e Ramës, në rezidencën qeveritare në Dhërmi, ndërsa ende nuk dihet se sa do të zgjasin pushimet në tokën shqiptare. Ajo pritet të zhvillojë dhe një vizitë në bregdetin shqiptar.