Avokati Ilirjan Muho, përfaqësuesi ligjor i ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi, ka treguar se si do të procedohet për dhënien e masës së sigurisë.

Muho tha për mediat se pasi gjyqtarja dhe prokurori e pyeti mbi gjeneralitetet klienten e tij, seanca gjyqësore do të mbahet në gjykatë në orën 12:00.

I pyetur nga mediat nëse kanë një qendrim lidhur me dëshminë e Rozeta Dobit, avokati tha se qendrimi do shfaqet në gjykatë. 

“Gjykata mori gjeneralitetet e personit nën hetim, konstatoi gjendjen e saj, seanca ka nisur e tani do kthehemi në gjykatë ta vijojmë, seanca do zhvillohet në orën 12:00.

Qendrimin do e merrni vesh pas gjykimit.”- tha ai.

Ndërkohë, pasi u pyet për faktin se nga se vuante klientja e tij, ai tha që të pyesnin mjekët për këtë çështje.