Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nga sot kanë nisur programin e ri kufitar.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte në Qafë Thanë ku edhe u takua me homologun e tij Dimitar Kovaçevski dhe bëri të ditur lajmin.

Ndërkohë që gjatë këtij takimi i prezantua edhe nisma “One stop shop” mes dy vendeve.

“Sot është një moment i rëndësishëm për të gjithë ato që kalojnë nga kjo pikë kufitare qofshin individë apo kompani që shkëmbejnë mes dy vendeve. Është një moment i rëndësishëm pasi më në fund ua lehtësojmë në mënyrë të konsiderueshme kalimin në këtë pikë dhe u japim një shtysë të mëtejshëm jo vetëm shkëmbimeve tregtare por edhe marrëdhënieve në tërësi pa harruar turizmin. Një inpakt të jashtëzakonshëm të transformimit të imazhit të saj dhe si asnjë vit më parë fluksi i turistëve dhe numri i investitorëve të mëdhenj ndërkombëtar të interesuar për të investuar në industrinë e turizmit në Shqipëri bashkë me shqiptarët e diasporës dhe ato në vend është shumë inkurajues. Natyrisht që zhvillimi i mëtejshëm dhe rritja e dëshiruar e industrisë së turizmit dhe e sektorëve të tjerë të prodhimit kërkojnë një qasje komplekse dhe një pjesë e patjetërsueshme është transformimi në kalim të kufijve. Me kryeministrin kemi folur në vijimësi dhe nga e kemi parë se ka shumë pengesa nga inercia e të shkuarës dhe nga paragjykimi për liberalizimin e lëvizjes.

Një gjë e tillë sjell jo vetëm lehtësi por edhe transparencë, dhe më pak praktika të këqija për praktikat e subjekteve tregtare dhe rritje përgjegjësie për njësitë ligjzbatuese në pikën kufitare. Në këtë pikë kufitare nga fillimi i vetëm kanë lëvizur mbi 770 mijë shtetas dhe procedura e thjeshtuar me një ndalesë është ajo që i nevojitet. Unë3 shpresoj që të dy ministritë e brendshme do të kalojnë në një tjetër nivel në këtë periudhë piku sezoni dhe më pas në vijim për të bërë kalimin pa kontroll ose me kontroll të rastësishëm për makinat me targa shqiptare apo të Maqedonisë së veriut për të lehtësuar edhe më shumë këtë procedurë”, është shprehur Rama.