Mbetet ende mister se çfarë ka ndodhur në urën e m,brostarit, në Fier, ku dyshohet se një makinë ka përfunduar në lumin Seman.

Teksa vijojnë kërkimet në lumë, mësohet se janë identifikuar targat e një automjeti që u gjetën në vendngjarje. Pas verifikimit ka rezultuar se i përkasin një makine të marrë me qira, nga shtetasi Mateo Lika 26 vjeç, banues në Fier.

Policia kan joftuar se ka tentuar të kontaktojë me Likën, por nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.

Ndërkohë polumbarët kanë mbërritur në vendngjarje për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.