Një shtetas shqiptar i shpallur i zhdukur që prej 22 gushtit të këtij viti është gjendur i pajetë në Greqi.

Mediat greke raportojnë se shqiptari Ramadan Gremshi, 52 vjeç, ishte zhdukur nga shtëpia e tij, në Agioi Anargyrou të Atikës. 52-vjeçari është gjetur i pajetë në pyllin e Çaidarit nga një shtetas i cili ka njoftuar menjëherë policinë dhe “Silver Alert”.

Më 22 gusht shqiptari humbi çdo kontakt me familjarët e tij. Komuniteti shqiptar në Greqi kishte bërë thirrje për ndihmë për të gjetur 52 vjeçarin.