Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë, ku një 17-vjeçar humbi jetën pasi e zuri poshtë ashensori që përdorej për transportin e mallrave, në “Club Orange”.
Lulzim Allkushi, 43-vjeçari që ka montuar ashensorin, pas arrestimit ka deklaruar se pajisjen e ka montuar 4 vite më parë dhe që prej asaj kohe nuk i kanë kërkuar që ta kontrollojë.
“Para 4 vitesh më ka kontaktuar pronari i lokalit, Spiro Iliadhi. Më kërkoi që t’i montoja një pajisje si ashensor në mënyrë që të ngjisnin produkte ushqimore nga kati i parë në katin e dytë. Montimi është bërë që para 4 vitesh dhe që prej asaj kohe nuk më është kërkuar që ta kontrolloja”, ka thënë ai.
43-vjeçari ishte me profesion saldator dhe nuk ishte i licensuar për t’u marrë me aktivitetin e montimit të ashensorëve.