Ngjarja e tmerrshme e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër ka tronditur mbarë vendin. 32-vjeçarja me emrin Orjana Gremi ka hedhur foshnjen e saj një javshe të lindur në lumin Kir të Shkodrës mbrëmjen e djeshme.

Por një ngjarje e njëjtë si kjo ka ndodhur edhe në Greqi natën e ndërrimit të viteve. Një 29-vjeçare mori fëmijën e saj 11 muajshe dhe e hodhi në digën e Aliakmonas, në Selanik. 

Gruaja e cila mendodohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka mbërritur me taksi në digën e Aliakmonasit mesditën e së shtunës dhe me foshnjën në krahë dhe e la atë në aty. 

Pasi la fëmijën e saj në digë, 29-vjeçarja thirri taksi dhe i kërkoi shoferit që ta çojë në zonën e KTEL Selanikut në Veri dhe më pas ka qëndruar në një dhomë hoteli deri ditën e nesërme.

Kur u kthye në shtëpinë e saj në fshatin Stavros, ajo nuk i tregoi askujt se çfarë kishte ndodhur. Nënës dhe gjyshit të saj të cilët pyesnin me këmbëngulje se ku ishte fëmija kur e panë të hynte vetëm në shtëpi, ajo iu përgjigj se është mirë aty ku është për pasojë u bëri përshtypje sjellja e saj dhe lajmëruan policinë.

Policia nuk humbi kohë dhe nisi menjëherë hetimet, ndërsa gruaja u dërgua fillimisht në Departamentin e Sigurimit dhe pasi tentoi të mashtronte policinë duke dhënë një tjetër pikë, më në fund ka pranuar se kishte dalë për shëtitje me foshnjën në Digën e Aliakmonasit. Pikërisht atëherë u ngrit alarmi dhe në orën 2 të mëngjesit policia gjeti foshnjën të pajetë pranë skelës së dytë.