Për Spartak Ngjelën, përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD është një fitore e madhe për demokracinë.
Nga studio e emisionin “Breaking” në Top News, avokati tha se ky vendim do ta forcojë Lulzim Bashën. Sipas tij, i dëmtuari në këtë rast është Edi Rama.
“Ishte një fitore e madhe e sistemit të demokracisë. Basha me sforco për bëri një veprim të madh. Deri tani Berisha nuk ka mbështetje. Basha do forcohet shumë, kjo është e ardhmja. Më shumë nuk do ta vuaje Saliu, por Rama. Basha deri tani nuk ishte kryetar . Ky ishte një rast i veçantë, që në fakt nuk e bëri Basha, por Amerika”, tha Ngjela.
Sipas Ngjelës, SHBA po luan një rol të madh në interes të shqiptarëve.
“Amerika na dha një shtet të ri, po godet Serbinë, po forcon botën shqiptare në Ballkan. Kemi një fermentim të botës shqiptare. SHBA thotë je “non grata” dhe unë nuk të dua në parlament. Interesi ynë është ajo që tha SHBA për Saliun, nuk duhet të jetë në parlament”, tha Ngjela./Gazeta SHQIP