Autoritetet kanë thënë se vrasësi dyshohet se ka qenë bashkëshorti i saj, dhe viktima besohet se ishte rreth moshës 35-vjeçare.

Sipas familjares së saj, viktima ka qenë e martuar për tre muaj me bashkëshortin e saj, mirëpo vazhdimisht ka qenë nën presion.

“Nuk e kanë lënë që të vijë asnjëherë te shtëpia e babait që të bëhemi bashkë ne motrat”.

Sipas motrës së saj, viktima ishte planifikuar që të kryente lindjen më 1 dhjetor.

“Unë kam folur një ditë më parë në telefon dhe me të dhe e kam pyetur nëse është mirë, ajo më tha se është mirë dhe që të nesërmen do ta kryejë lindjen me operacion në orën 09:00”.

Ajo ka thënë se motra e saj e ka lajmëruar dhunën edhe te autoritetet e rendit dhe ligjërisht i është ofruar mbrojtje.

“Ajo ka thënë se ka mbrojtje, por askush në mbrojtje nuk i ka dalë”.