Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët, në lidhje me ngjarjet e fundit në vend.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me një deklaratë të tij, ku thoshte se ai nuk i ka denoncuar aktet e korrupsionit të Fatos Nanos, që çuan dhe në arrestimin e tij, Berisha tha se në atë kohë, Nano u arrestua për shkak të një dosjeje të përgatitur brenda Partisë Socialiste.
“Nano ishte burgosur mbi bazën e një dosje të përgatitur nga faqja e parë te e fundit nga qeveria e PS-së. Ai ishte një reformator i PS-së. Demokracia shqiptare e filloi jetën me arrestimin e kryetarit të opozitës. A u arrestua pa bazë? Jo. Por ishte një fillim i vështirë. Lideri i opozitës ishte në burg. Në 2005 Fatos Nano bëri një akt për t’u përshëndetur, pasi kishte kontribuar në reformimin e vërtetë të PS-së. Ligji i parë që do votohet është heqja e çdo parashkrimi për kryeministrat dhe ministrat. Përndryshe nuk luftohet korrupsioni.“-deklaroi Berisha.