Detaje të tjera janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e sotëm ne rrugën e Arbrit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, ku janë përplasur dy automjete. Sipas policisë, në vendngjarje humbën jetën vëllezërit Kujtim dhe Murat Istrefi, ndërsa e afërmja e tyre Lulzime Istrefi, ndërroi jetë rrugës për në spital.

Nga ana tjetër, bëhet me dije, se edhe një tjetër e afërme e identifikuar si Firuze Istrefi po lufton për jetën pasi është plagosur rëndë. Përveç saj, të plagosur kanë mbetur dhe tre perosna tëtjerë, të cilët janë identifikuar si Mërgim Lazri, Ediso Lazri dhe Kadrie Markeçi.

Përplasja e dy mjeteve ka qenë shumë e fortë, dhe për këtë arsye ata janë shkatërruar plotësisht, ndërsa të gjithë peronat që po udhëtonin me to kanë marrëp lagë të rënda.