Orjana Gremi u la ditën e sotme në burg nga Gjykata e Shkodrës, ndërsa hetimet vazhdojnë për krimin makabër që ajo kreu.

Ajo ka pranuar tashmë se e hodhi foshnjën e saj, vetëm 6-ditësh, në ujërat e lumit Kir, ndërsa u justifikua duke thënë se “me rrogën që kishte nuk e mbante dot”.

Por duket se historia e Orjanës është e përsëritur. Vetë 32-vjeçarja është braktisur nga nëna e saj që në moshën 1-vjeçare. Mësohet se nëna e saj në atë kohë u largua për në Greqi dhe la vajzën tek i vëllai, daja i Orjanës, me të cilin ajo u rrit.

Prindërit e orjanës ishin të dicvorcuar dhe duket se asnjërit prej tyre nuk i interesonte kjo vogëlushe. Pas divorcit, babai jeton në Fier ku ka krijuar edhe një familje të re. Prej 31 vitesh, nëna dhe babai i Orjana Gremit nuk kanë asnjë kontakt me vajzën e tyre, e cila u rrit në familjen e dajës.

Së fundmi ajo kishte nisur të punonte në një masoneri, ku nxirrte të ardhura për vete, por duket se shtatzënia ishte pengesë në planet e saj. Kështu, ajo vendosi ta braktiste të birin, por ama jo si nëna e saj, pasi këtë herë Orjana i mori jetën.

Ngjarja makabre u zbulua më 7 janar 2023, ku një foshnje vetëm 7 ditëshe u gjet e mbuluar me batanije dhe plastmase buzë lumit Kir në Shkodër. Foshnja, djalë, u lind nga Orjana Gremi më 30 dhjetor 2023 në maternitetin e Shkodrës.

Gruaja paralajmëroi mjekët dhe të afërmit se do e braktiste fëmijën pasi nuk kishte ku ta mbante. Edhe pse kolegët e punës e ndihmuan dhe kërkuan që ajo të mbante fëmijën, më 4 janar ajo ka dalë nga spitali i Shkodrës dhe mbrëmjen e 6 janarit ka ndërmarrë aktin ekstrem të braktisjes së foshnjes. Pasi ka kryer krimin ajo ka rrëfyer ngjarjen te murgeshat, të cilat njoftuan policinë. Mjekët e spitalit ku ajo lindi deklaruan se nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe se ishte trajtuar me psikolog. Orjana Gremi, ishte e pamartuar dhe jetonte vetëm me dajën në fshatin Myselim në Shkodër. Identiteti i babait të foshnjes ende nuk dihet.