Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbardhur detaje të reja ditën e sotme, në lidhje me operacionin e ndërmarrë nga forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, për kontroll në banesën e Ervi Martinajt.
Karamuço ka theksuar se aksioni i sotëm tregon se Ervis Martinaj po kërkohet i gjallë, ndryshe nga sa është aluduar se ai mund të jetë rrëmbyer dhe më pas të jetë vrarë, duke i zhdukur dhe trupin. Karamuço shtoi se aksioni fillimisht ka nisur në Vlorë, ku edhe pati një operacion nga FNSH. Më pas informacioni ka ardhur se Ervis Martinaj mund të kalojë Krishtlindjet me familjen e tij në Fushë Kuqe, pas 5 muajsh i zhdukur.
Karamuço ka theksuar se banesa e Ervis Martinaj, është e fortifikuar, me sensor të shumtë, madje kamera sigurie ka në një perimetër deri tek kryqëzimi i Patokut. Sipas ekspertit, mund të ketë tunele të lidhura në banesë të ndryshme, pasi sipas tij persona si Ervis Martinaj, i planifikojnë shumë mirë planet e arratisjes.
“Po kërkohet për të gjallë. Nuk ka filluar aksioni në Fushë Kuqe por fillimisht në Vlorë. Ka pasur informacion që mund të jetë vendndodhja e mundshëm e Vis Martinajt. Sot janë zhvendosur në Fushë Kuqe. Sot jemi në ditë festash krishtlindjesh. Dhe mundet që personazhe të tilla të bashkohen me familjen. Ka infrastrukturë për t’u vendosur dhe ikur në vende përreth mbi dhe nën tokë. Zona është e monitoruar me kamera me sensor me gjithçka është e ruajtur. Nuk dihet se RENEA ka pasur informacione për këtë teknologji.” tha Karamuço.
Karamu ngriti dhe dyshime se një i dënuar ka nisur të flasë duke treguar vendndodhjen e mundshme të Martinajt, dhe sipas tij ky mund të jetë ish-efektivi Jeton Lami.
“Ka dyshime të forta se mund të kemi një të penduar që po flet dhe po tregon vendndodhjen e mundshme. Dhe ky mund të jetë ish oficeri Jeton Lami” tha Karamuço, për abc.news.
“Jeton Lami ishte më i afërti për të. Jeton Lami ka folur më shumë. Duhet parë nëse janë apo jo të vërtet. Për të zbuluar apo jo nëse Ervis Martinaj ka vdekur apo është gjallë. Nëse ka shkuar në ambientet e banesës së tij. Në banesë mund të gjesh edhe ADN të Vis Martianj. Apo gjurmë gishtash. Është rrethuar e gjithë zona aty. Mund të ketë organizuar një largim të menjëhershëm. Ata kanë pasur një vendim gjykate nga ajo e Kurbinit. Të shikojmë se si do të vijojë. Nuk jemi para asaj versionit të vrasjes. Unë jam rreshtuar tek ato njerëz që kam qenë skeptik. Nuk e di pse është amplifikuar kaq shumë versioni i vrasjes së tij.”