Një aksident i rendë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Policanit.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se një mjet ka dalë nga rruga dhe ka renë nga një lartësi e konsiderueshme.

Paraprakisht raportohet për 1 të vdekur dhe 3 të plagosur rëndë, mes te plagosurve edhe një vajzë rreth 14 vjeçe. 

Policia dhe ambulanca janë në vendngjarje.