Një aksident me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë është regjistruar rreth orës 16:10 të ditës së sotme në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj.

Dy 2 automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës, teksa njëri ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda.