Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e degëve të Tiranës dhe FRPD.
Mes të tjerash, Berisha komentoi dhe çeljen e fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa tha se kryeministri Rama kishte mbledhur ministrat e tij dhe u mbante fjalim.
“E patë si e nisi sot fushatën, kishte mbledhur ministrat dhe u mbante fjalim. Më kujtoi diçka, Putini priti dy ambasadorë të BE e nga frika i vendosi 70 metra në distancë, edhe ky nuk kishte asnjë qytetar sot. Hapi fushatën me nomenklaturën e tij, i mbante fjalime Spiropalit, Belindës e Manjës, nuk kisha parë kurrë komedi si kjo”, tha Berisha.