Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me tërmetin shkatërrimtar që goditi Turqinë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama shpreh ngushëllime për familjarët e mbi 500 viktimave që humbën jetën, ndërsa shton se një grup shpëtimi nga vendi ynë është nisur drejt Turqisë për t’i ardhur në ndihmë autoriteteve vendase.

“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi.”- shkruan Rama.