Detaje të reja kanë dalë ditë ne sotme nga operacioni i ndërmarrë nga Prokuroria e Durrësit, ku u shkatërrua një grup kriminal.

Në një konferencë për mediat, Policia e shtetit ka sqaruar se mes të arrestuarve është dhe një polic burgu, i cili e ndihmonte  grupin për të kryer vrasje ndaj kundërshtarëve. Po ashtu në pranga ka rënë dhe një ushtarak.

Policia bëri me dije  se krahas vëllezërve Beqiraj janë arrestuar edhe 11 persona të tjerë, të cilët gjatë viteve të fundit kanë kryer një mori krimesh të rënda, përfshi vrasjen dhe pengmarrjen.