Kryeministri Edi Rama paralajmëroi në Kuvend se në Departamentin Amerikan të Shtetit po përgatitet shpallja e një tjetër politikani me rëndësi në Shqipëri “Non-grata”.
Rama tha se ajo që opozita e mendon si “byrektore”, referuar DASH, është duke e bërë punën. Kryeministri tha se me emër, do e shohin shumë shpejt.
“Kujdes se byrektorja po bën punën, gjiza ka ardhur. Personin në fjalë do e shihni vetë.”-tha Rama dhe menjëherë pas kësaj fjalie u largua nga Kuvendi, ku dha shpjegime për vetëm 45 minuta në interpelancën e kërkuar nga opozita.