Fëmija i parë i lindur për Vitin e ri, 2023, është vajzë.
Vogëlushja Promisa ka ardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, pak sekonda pasi 2023 kishte mbërritur.
Ndërkohë në maternitetin “Koço Glozheni” ka ardhur në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, të cilin prindërit e quajtën Orjoli, dhe që lindi vetëm një minutë pasi akrepat e orës kishin kaluar natën e ndërrimit të viteve.