Armiqësia në Tik-Tok mes Cllevio Serbianos dhe reperit Rigels Rajku (Noizy) është shndërruar nga një show për audiencën besnike që i ndjek në rrjete sociale. 

Së fundmi policia ka ndaluar Kleviol Ahmetit në aeroportin e Rinasit. Pas kërcënimeve me jetë, përndjekjeve dhe videove me fjalor banal kushtuar këngëtarit, Noizy e ka kallëzuar në polici Ahmetin duke u shprehur se i ka shkaktuar frikë e ankth nga kërcënimet e bëra nga ky i fundit në Tik Tok.

Kjo ‘luftë’ mes dy personazheve mjaft të njohur në rrjete sociale vijon prej kohësh. Personazhi i njohur në Tik Tok Kleviol Ahmeti, ka publikuar video të shpeshta kushtuar reperit ku përpos se e fyen dhe e ofendon me fjalor banal, e kërcënon me jetë madje edhe shpesh i ka thënë se do e shkatërrojë.