Kryeministri Edi Rama ka folur nga selia e PS në lidhje me listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar se fuqia dhe pika e fortë e socialistëve është vetëndryshimi.

Kryeministri u shpreh se vendet e para të listave në qarqe u janë rezervuar kryesisht të rinjve dhe grave.

Vetë shefi i qeverisë nuk do të mbajë vendin e parë në listë.

“Skuadrat përbërëse të çdo qarku janë produkt i propozimeve nga drejtuesit e qarqeve. Këtë herë koncepti tradicional i listave do të përmbyset. Është krejt e pakuptimtë që udhëheqja të qëndrojë në krye të listave. Vendet e para janë të rëndësishme për të prezantuar një pozicion në raport me publikun. Vendet e para në çdo liste u janë lënë të rinjve, grave dhe vajzave që nuk janë enturazh në partinë socialiste. Nuk e kuptoj se çfarë kuptimi ka që unë të jem në vendin e parë të listës në Durrës dhe Vlorë. Do vendosem aty ku është objektivi bazë dhe do luftoj për objektivin maksimal. Unë jam udhëhëqësi i partisë, por duhet të bëj më shumë se sa të tjerët”

Kryeministri tha se PS ka synimin bazë që të marrë 78 mandate, ndërsa objektivi maksimal 88 mandate.  /Gazeta SHQIP