Vëllai i Elena Laçit, gruas së dhunuar dhe ngujuar nga bashkëshorti i saj ka folur ekskluzivisht për “Shqipëria Live”. Ai ka hedhur poshtë të gjithë pretendimet e familjes së Gjergj Laçit, duke deklaruar se kishte dy vite që nuk fliste me motrën pasi kunati nuk ia lejonte.

Ai madje thotë se Gjergji që sot vijon të jetë pas hekurave nuk e lejoi gruan të shkonte as në funeralin e babait. Ai akuzon kunatin se ishte i alkoolizuar, dhe se kjo situatë u përkeqësua kohët e fundit.

Gruaja dhe fëmijët u strehuan në një qendër për personat e dhunuar. Për “Shqipëria Live” familjarët e Gjergji Laçit kanë hedhur poshtë pretendimet se ky i fundit ka dhunuar apo ka ngujuar familjen. Por në dëshminë e fëmijëve në polici, 52-vjeçari akuzohet për dhunë.

Intervista:

Kush e ka bërë denoncimin?

Motra

Si është gjendja e motrës?

Shumë më e mirë që ka qenë

Ku ndodhet?

Nuk e di, nuk më tregon.

Nuk keni folur?

Kam folur, por nuk është te qendra ku ka qenë. Por tani nuk i lejohet që të tregojë se ku ndodhet

E ka dhunuar?

Është dëshmia e fëmijës, i besoj fjalëve të tyre dhe të motrës.

Ça ka ndodhur?

I ka mbajtur të ngujuar

I kërcënonte?

Patjetër. I keni parë thikat. Kam dy vite që nuk e kam takuar. Nuk linte asnjë ti takonte

Me çfarë justifikimi?

Kam qenë zënë me të. Jo fizikisht, po nuk kam folur. Ai nuk e la të vinte kur vdiq babai, as në funeral. Babai e kërkoi motrën, ai nuk e la të vinte.

Arsyeja?

Po, pastaj edhe ndihmat që i kam dhënë, i kam dhënë përmes vjehrrit të motrës

Donte të ikte azil në Francë?

Ku dinte motra ime nga këto gjëra.

Keni folur në telefon?

Vetëm me çunin e vogël përmes rrjeteve sociale

Që në fillim të marrëshënies ka qenë kështu?

Kohët. Mund të ketë qenë pak i ashpër