Gazetari Adriatik Doçi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, për të folur në lidhje me rastin e rëndë, ku nënë e bir kanë grabitur shuma të mëdha nga persona të ndryshëm.

Sipas gazetarit Doçi, ka dhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë të cilët kanë rënë pre e Rozetës dhe Havier Dobit, por gjithashtu edhe figura publike të cilët edhe pse kanë dalë në media, nuk kanë treguar se janë grabitur.

‘Ka dhe zyrtarë të tjerë që kanë rënë pre e grabitjeve të Rozetës dhe Havier Dobit. Nuk është vetëm Alda Klosi. Madje ka dhe personazhe publikë, që së fundmi kanë dalë në media dhe kanë folur. Por çuditërisht nuk kanë thënë gjë që edhe unë jam viktimë e kësaj. Nuk është etike t’i përmendim me emra tani, por ndoshta do të identifikohen vetë.”- deklaroi gazetari Doçi.