Ndahet nga jeta babai Ish-ministrit Saimir Tahiri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tahiri, nëpërmjet një mesazhi prekës për humbjen e të atit, Bashkim Tahiri.

Teksa ndodhet pas hekurave, ish-ministri ka shkruar një letër për ndarjen nga jeta të babait të tij.

Mesazhi

Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.

Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.

Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më ëegjon më:

Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.