Një protestë është organizuar pasditen e sotme, pas masakrës së ndodhur dje në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe Mevlute Hysa. Nga goditjet mbetën të plagosura Elena Hysa me të ëmën, ndërsja Kujtimja u plagos rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi.
‘Duhet mobilizim i të gjitha ministrive të shtetit për një platformë kombëtare ndaj femincidit. Sot duhet të reagojmë sa më shpejt para se tu vijë radha, fëmijëve, shoqeve, motrave tona. Hajde të dalim në rrugë edhe për 8 mars. Nuk i ha më gjepurat tuaja. Këtu do të marshojmë edhe për 8 mars për një jetë të drejtë dhe pa dhunë, i duam të gjitha gratë e gjalla. Nuk duam ti vajtojmë më gratë e kësaj republike.’– u shpreh një nga protestueset.
‘Si mund të lirosh dikë që ka vrarë. Hajde ta bëjmë këtë vend, pasi ka shkuar për dreq’-tha një prej aktivisteve.
‘Lulet e Shën Valentinit, 8 Marsit po na i kthejnë në lule mortesh. O gra, po na vrasin. Mjeti i vetëm duket se është vetëmbrojtja. Në vend të telefonave, hajde të qarkullojmë me thika në brez.’-shtoi protestuesi tjetër.
‘Jeta e një personi vlen më shumë se Big Brother. Populli shqiptar duhet të jetë më i ndërgjegjëshëm për atë që po ndodh në Shqipëri’- tha një tjetër.
“Ne nuk duam të jemi statistika në arkivat e shtetit dhe të policisë. Ato nuk janë viktima, por dëshmore dhe shteti sot është kundra tyre, sepse po heshtin”, tha një protestuese.
“Kemi qeverinë me nr më të madh të grave, por is përkthehet në arsim ky numër? Në zero. Kemi një shtet që gjeneron dhunë, nëj media që gjeneron dhunë, shkolla që gjeneron dhunë, në parlamenit dhunë…”, tha një tjerë aktiviste.