Ish-kryeministri Sali Berisha ka a mbërritur pak minuta më parë në ambientet e selisë blu, nga ku pritet të nisë marshimi i qytetarëve për protestën e sotme.

Berisha është pritur me ovacione nga militantët e Partisë Demokratike, të cilët janë grumbulluar dhe presin të nisen drejt kryeministrisë. Ndërkohë, në Tiranë kanë mbërritur dhe shumë qytetarë nga rrethet.