Ka nisur me tensione ditën e sotme seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Ka qenë Minstrja e Financave, Delinda Ibrahimaj ajo e cila ka “dalë nga vetja” dhe ka shpërthyer në tonalitete të larta drejtuar opozitës.

Nga ana tjetër ka qenë opozitarët Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku të cilët i kanë kthyer përgjigje teksa debate ka vijaur me tone të ashpëra.

Debati:

Ibrahimaj: Politika e vulës po shpik inflacionin, u desh që sot të ngrihej zëri i opozitës dhe të flas që inflacioni që në botë të quhet i Putin, këtu të thuhet inflacioni politik. Në cilin realitet jetoni ju?

Bardhi: Ku jeton ti?

Ibrahimaj: I thoni sipas numrave që i keni ju në mendje. 

Nikolla: Bardhi jo nga vendi

Bardhi: Thojini asaj

Ibrahimaj: Inflacioni nuk është i Shqipërisë, është i Putin. Ne kemi bërë dy rishikime të buxhetit, kanë qënë me qëllim mbrojtjen e shtresave në nevojë. 

Nikolla: O zoti Bardhi po ndaloni, mos folni nga vendi

Ibrahimaj: Mos fol nga vendi se nuk shkon. U desh te ngrihej opozita e vulës dhe të flasë, kur shifrat tregojnë se ka një rritje konsumi.