Opozita ka kërkuar ndryshim të rendit të ditës gjatë seancës së sotme parlamentare në Kuvend.

Deputetja Jorida Tabaku tha se duhet të diskutohet në mënyrë urgjente paketa e ndryshimeve në drejtësi.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se nuk mund të bëhen ndryshime në reformën në drejtësi pa u konsultuar me dy partnerët, SHBA dhe BE.

Tabaku: Sesioni po përfundon dhe ne nuk jemi gati për të miratuar paketën e reformës në drejtësi. Nëse duhet të diskutohet në mënyrë urgjente është paketa e ndryshimeve në drejtësi, paraqitja pa konsultim dhe heqja e nga portali i diskutimeve, ajo që është më e rëndësishmja është një diçka abuzive.

Balla: Zonja Tabaku qetësohu se në dy minuta shkove nga Amerika tek kanabisi, vizita e Klinton në prag të pavarësisë është e mirëseardhur, e gjithë opozita që e konsideron, duhet të jetë pjesë e këtij momenti sot ku kryeministri do të dekorojë zotin Klinton për gjithë atë kontribut. Mos u vetëpërjashtoni,  është një ceremoni e hapur, fakti që e dekoron kryeministri, do nderoni veten tuaj dhe ata që ju kanë sjellë këtu. Kuvendi duhet të shprehet me një rezolutë për drejtësinë në tërësi. Nuk shkon të bëjmë një për ILD një për SPAK, do të bëjmë një për drejtësinë në përgjithësi. Për sa i përket pjesës tjetër, se vetëm tek Tabaku ka vend për të replikuar se ata që furnizonin me naftë Millosheviçin. Pa u konsultuar me SHBA dhe BE nuk bëjmë ndryshime në reformën në drejtësi. Nuk do e kishim bërë dot, do të ishte Adriatiku, do të ishte ky se shkonte i biri, mos ta përdorim këtë për politikë, janë çështje të rëndësisë kombëtare. Edhe ju jeni pjesë e komunikimeve. Të mërkurën takim përfundimtar me miqtë ndërkombëtarë, pa të cilët nuk do e bënim reformën, pse jo t’i miratojmë në seancën e fundit, ta nisim shtatorin me miratimin e ndryshimeve.

Seancë Plenare 3 Korrik 2023

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 22.6.2023.
2. Njoftime.
3. Raport mbi gjendjen e sistemit gjyqësor dhe veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2022.
4. Raporti mbi veprimtarinë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për 2022.
5. Raport i veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2022.
6. Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2022.
7. Raporti i Veprimtarisë vjetore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2022.
8. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.