Edmond Haxhia, i cili dyshohet si organizator i atentatit ndaj biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është arrestuar sot nga policia në Britaninë e Madhe, së bashku me dy bashkëpunëtorët Thomas Mithan dhe Steven Hunt.
Policia ka rënë në gjurmët e tyre përmes telefonave, teksa 3 të arrestuarit kanë qenë në zona të afërta me njëri tjetrin. Polcia ka përgjuar telefonat me persona që kishin kontakt me ta dhe pasi ka zbuluar vendodhjen, ka bërë të mundur kapjen.
Në lidhje me këtë ngjarje vijojnë të jenë në kërkim tre persona të tjerë. Ndërkohë britanikët dyshohen se në vrasjen e Nikulajt kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjes së viktimës, kurse portugezi Ruben Saravia, dyshohet se është ekzekutori i Nikulajt.