Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish ditën e sotme, pak orë para zhvillimit të protestë së thirrur nga opozita. 

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisah shkruan se sot tirani lebetitet teksa konfirmon edhe njëherë orën e protestës. 

“Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit! #sb,”- shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Është duke u zhvilluar ditën e sotme në Tiranë Samiti i Bashkimit Europian më Ballkanin Perëndimor, teksa nga ana tjetër pritet që të organizohet gjithashtu edhe protesta e thirruar nga Partia Demokratike.

Kujtojmë se kryeqyteti është mobilizuar dhe blinduar nga forcat e policisë teksa në patrullim janë dhe helikopterët në perimetrin e sigurisë.

Nga ana tjetër duket se opozita nuk tërhiqet nga vendimi për të zhvilluar protestën vetëm pak metra larg vendit ku liderët e Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë duke mbajtur mbledhjen e tyre  të rëndësishme.

Kujtojmë se ky samit është një organizim historik për Tiranën dhe Shqipërinë.