Kryeministri i vendit Edi Rama në një reagim ditën e sotme në rrjetin social  “Facebook” është shprehur se nga pakoja e madhe janë shpërblyer të gjitha kategoritë e Forcave të Armatosura.

Gjithashtu kryeministri Rama shprehet se gjithashtu nga pakoja e madhe kanë përfituar 1.000.000 qytetarë.

Statusi:

Nga Pakoja e Madhe u shpërblyen edhe të gjitha kategoritë e Forcave të Armatosura, përfshirë edhe Orkestrën e re Frymore të FA, një krijesë e rilindur pas dekadash, si pjesë e zhvillimit dhe modernizimit të vazhdueshëm të ushtrisë sonë

1.000.000 qytetarë kanë përfituar nga Pakoja e Madhe, e cila ua ka bërë më të lehtë këtë dimër të vështirësuar për mbarë Europën nga inflacioni i luftës