Këto janë pamjet që vijnë në Manëz, aty ku 4 persona kanë mbetur të lënduar pasi u përfshinë në një aksident automobilistik.

Aksidenti ndodhi pasi mjeti me 4 personat doli nga rruga e ka përfunduar ne kanal. Katër personat qe udhëtonin kanë mbetur te lënduar, ndërsa siç shihet në foto, të plagosurit janë ende të shtrirë në tokë, në pritje të transportit në spital. Punonjësit e ambulancës po merren ende me shpëtimin e të plagosurve të tjerë që gjenden brenda mjetit.

Ende nuk dihet gjendja e persona të plagosur, por deri më tani mësohet të lënduarit po transportohen drejt spitalit rajonal të Durrësit ku do marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.