
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ku sipas informacioneve nga vendngjarja raportohet për një të vdekur.
Në pamjet e siguruara nga Gazeta SHQIP shihet një person i shtrirë në tokë dhe i mbuluar, ndërsa raportohet se është aksidentuar duke ecur me motor.
Sipas burimeve nga policia, aksidenti ka ndodhur në fshatin Gjocaj, ku shtetasi E.Z., banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Xh.T., 77 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin.
Si pasojë e aksidentit është plagosur dhe ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.