Një 27-vjeçar i identifikuar si Elson Lleshi është vënë në prangat e policisë pasi ka dhunuar me sende të forta anëtarët e familjes së tij si dhe i ka kërcënuar me jetë.
Mësohet se 27-vjeçari ka goditur me sende të forta motrën, vëllain dhe njerkën, e po ashtu i ka kërcënuar ata me jetë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Rreth-Kale, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendin e njoftuar, për të neutralizuar dhe për të vënë në pranga autorin.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale, në familje, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Ll., 27 vjeç, banues në Dibër.
27-vjeçari, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, njerkën, motrën dhe vëllanë e tij të mitur, si dhe i ka kanosur ata, për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.