Është gjetur ditën e sotme trupi i pajetë i turistit holandez Jules Schuurmans, i cili humbi jetën në kanionet e Osumit.

Trupi i pajetë i 68-vjeçarit është gjetur nga palombarët e forcave Renea dhe do të transportohet drejt murgut të Institutit te Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Jules Schuurmans u fut për tu larë në lumë së bashku me bashkëshorten mbrëmjen e 8 Majit, por e mori rrjedha e ujit dhe u mbyt. Ndërsa gruaja arriti të dalë dhe mori ndihmë mjekësore në spitalin e Beratit.

E tronditur 64-vjeçarja njoftoi policinë dhe nisën kërkimet, por trupi i tij nuk e gjet deri më sot.