
Ish-ministri Arben Ahmetaj ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas 5 orësh.
Ahmetaj nuk ka pranuar të japë deklaratë për mediat, teksa ka thënë se u paraqit vetëm për të sqaruar pozicionin e tij.
“Sqarova pozicionin tim, do vij sa herë të duhet”- ëhstë shprehur ai teksa largohej nga godina e SPAK.
Kujtojmë se ish-ministri akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.



