Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të takohet me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha në selinë e PD.
Liderët do të dalin bashkë nga selia e PD, për t’ju bashkuar qytetarëve në Bulevard.
Po ashtu në selinë e PD, ka mbërritur Tedi Blushi si edhe zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho.
Është duke u zhvilluar ditën e sotme në Tiranë Samiti i Bashkimit Europian më Ballkanin Perëndimor, teksa nga ana tjetër pritet që të organizohet gjithashtu edhe protesta e thirruar nga Partia Demokratike.
Kujtojmë se kryeqyteti është mobilizuar dhe blinduar nga forcat e policisë teksa në patrullim janë dhe helikopterët në perimetrin e sigurisë.
Nga ana tjetër duket se opozita nuk tërhiqet nga vendimi për të zhvilluar protestën vetëm pak metra larg vendit ku liderët e Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë duke mbajtur mbledhjen e tyre të rëndësishme.
Kujtojmë se ky samit është një organizim historik për Tiranën dhe Shqipërinë.
Në këtë samit, pritet të jenë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.