Pas kryeministrit Edi Rama, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës Benet Beci nuk i ka rezistuar ritmeve të kolonës zanore të zgjedhur për fushatën e 14 majit.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, Beci shihet mes të rinjve duke kërcyer tallava.