Është ndaluar nga policia autori i ngjarjes së rëndë Xhevit Sinani, ndodhur ditën e sotme në Gramsh.
75-vjeçari vrau me armë gjahu gruan dhe vëllanë e tij. Pas krimit të rëndë, autori ka marrë në telefon fëmijët ku më pas u ka dhënë lajmin tragjik.
Bashkëshorten mësohet se e ka vrarë në banesë, ndërsa vëllanë tek banesa e tij jashtë vreshta, pasi kanë qenë me banesë pranë, njëri-tjetrit, rreth 1 km distancë.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë ka mbërritur policia ku dhe ka ndaluar autorin.