Emisioni “Shqipëria Live” në Top Channel ka marrë intervista ekskluzive për ngjarjen e kobshme që ndodhi dje në kryeqytet ku 3 gra u vranë nga dora e Dan Hutrës.

Për vrasjet foli edhe fqinja e familjes që pësoi tragjedinë.

“Dëgjova krismat, se e kam shtëpinë më tutje. Dola se kisha frikë se kisha fëmijën në shkollë. Kur dola unë ai tundte automatikun. Ai i hipi makinës dhe iku.

Një nga fqinjët e familjes ku ndodhi tragjedia në Paskuqan ishte ëshmitar duke treguar se si ndodhi e gjithë ngjarja.

“Isha në orarin e punës, po shkarkoja dy bidona me ujë kur dëgjoj krismën e parë, pas 30 sekondash dëgjoj tjetrën. Vij këtu, lej bidonat, shoh komshiun që kalonte nga baçja në bahçe dhe shoh njerëzit duke qarë e me duart në kokë. Shoh viktimën e parë, nusjen e Fatosit, nusjen e djalit të shtëpisë, kishte 1 muaj që ishte fejuar, ishte shtatzanë. Pastaj Mevlutja te dera e pasme e makinës. E shtrirë brenda në makinë. Pastaj nëna dhe gruaja tjetër ishte e plagosur me thikë. Vetëm rënkonin e mallkonin. Ishin të shokuar”.