Gjykata e Posaçme ka dënuar me 14 vite burg dy bashkëpunëtorët e biznesmenit Rezart Taçi, Bledar Lilo e Artur Balla, që akuzohen se pastronin në Shqipëri miliona euro të organizatës mafioze italiane “Cosa Nostra”.
Gjykata e Posaçme dënoi me 11 vite burg Artur Ballën, kunatin e biznesmenit Taçi, por për shkak se procesi ndaj tij është zhvilluar me gjykim të shkurtuar përfitoi ulje të dënimit me një të tretën dhe u dënua përfundimisht me 7 vite e katër muaj burg.
Ndërsa për Lilon, gjykata vendosi dënimin me 10 vite burg, por edhe për të u aplikuar gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë dënimin me 6 vite e 8 muaj burg.
Çështja për biznesmenin Rezart Taçi, që është shpallur në kërkim ndërkombëtar është veçuar, ndërsa nga hetimet ka rezultuar se, Taçi, Balla e Lilo, në bashkëpunim edhe me italianët Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.