Partia Demokratike duket se do të shkojë e gjysmuar në zgjehdjet lokale të 14 majit.

Sipas dokumentit tw publikuar nga Top Channel, PD-ja e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkeljed Alibeaj do të kandidojë me vetëm 15 kandidatë për kryetar bashkie, teksa edhe për Këshillat Bashkiakë listat do i ketë të pjesshme.

Bashkitë ku mungojnë listat për këshillin bashkiak janë Skrapar, Vore, Devoll, Pustec, Roskovec, Dropull dhe Krujë.