Ish-kryebashkiaku i PD në Kukës, Bashkim Shehu është skuliafikuar nga lista për deputet të PD në këtë qark.
Demokratët i kanë vënë vizën ish-kryebashkiakut, pasi kanë votuar që Shehu mos e ketë të drejtën për të vazhduar garën. Ndërkohë mësohet se janë skualifikuar për në fazën tjetër demokratë të tjerë. Ata janë Admir Sinamati, Arben Cejku, Ibrahim Bruka, Sahit Prizreni, Vjollca Vata.
Ai pretendon se anëtarësia e PD-së nuk ka qenë e mirinformuar për votimin e kandidatëve, ndaj edhe është skualifikuar.
“Është komisioni lart aty. Ata i numërojnë votat, por unë jam poshtë 20%. Plus që janë ngatërruar. Ka qenë një proces i ngatërruar ky. Anëtarët, duke votuar emrin tim, kanë menduar se po më bëjnë mirë. Ka qenë pak si votim i ngatërruar.”, ka deklaruar ai për mediat.
Kujtojmë se Shehu ka qenë kryetar bashkie i qytetit të Kukësit në vitet 2015-2019. Ajo për çfarë më së shumti ka rënë në sy ai ishte pasuria e madhe që zotëronte, e pajustifikuar ndonjëherë.
Siç shihet edhe në disa komente, kuksianët janë gëzuar shumë për këtë skualifikim.