Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “rrethuar” qytetin e Elbasanit. Bëhet e ditur se ata kanë ushtruar kontrolle të imtësishme gjatë orëve të vona të natës.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se qëllimi i aksionit ka qenë kapja e personave të shpallur në kërkim dhe verifikim personave të tjerë, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në aktivitete kriminale.

Deri më tani nuk ka ende një bilanc në lidhje me këtë aksion.