Gjykata e Tiranës dha ditën e djeshme masën e sigurisë “arrest me burg” për Bujar Lezaj.

Ky i fundit dyshohet se ka ndihmuar në vrasjen e Behar Sofisë në shkurt të këtij viti në Tiranë pranë Piramidës.

Sipas raportimit të policisë, Lezaj, i cili ndodhet aktualisht në burg për dhunë në familje, dyshohet se i ka siguruar armën e krimit dhe biçikletën autorit të vrasjes që tronditi Tiranën.

Gjatë komunikimit të masës së sigurisë, Lezaj u përlot duke thënë se nuk ka lidhje me këtë vrasje.

“Nuk kam lidhje me vrasjen e Behar Sofisë dhe as me vrasje të tjera. Për pak ditë do të fitoja lirinë,” mësohet të ketë thënë ai.