Zona Zero- Ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” në Top News, do jetë i ftuar ish-gjyqtari i antimafias italiane Pietro Grasso, gjyqtari pjesë e trupës ku u dënua Coza Nostra dhe Toto Riina.
Disa vite më parë Pietro Grasso ishte i ftuar në Tiranë ku u shpreh se duhet të kemi kujdes ndaj mafies dhe krimit të organizuar, sepse mund të prekë ekonomine dhe politikën dhe nëpërmjet tyre të shkatërrojë demokracinë.
Grasso theksoi gjatë prezantimit të librave “Për të mos vdekur nga mafia” dhe “Leksione për mafien”, pas vizitës në Tiranë disa vite më parë.
Cila është “Cosa Nostra” dhe forma e betimit
Personi që kërkon të anëtarësohet mban në duar një imazh të shenjtë, e spërkat me gjakun e një prej gishtave të tij, i vendos zjarrin dhe më pas e mban në duar deri sa fiket duke përsëritur formulën e betimin.
“Betohem se do të respektoj “barrën e heshtjes”. Nuk do të zbuloj para të huajve anëtarësimin tim dhe as sekretet e “Cosa Nostra”-s. Nuk do të bëj pyetje të tepruara dhe nuk do të bëhem kurrë kurioz për asgjë. Do të mjaftohem me ato që di vetë dhe ato që më thoni ju. Do të them gjithmonë të vërtetën për të gjitha ato çështje që kanë të bëjnë me “Cosa Nostra”-n. Nuk kam dhe nuk do të kem asnjëherë lidhje me policinë. U djegsha si kjo figurë e shenjtë e spërkatur me gjakun tim, nëse tradhtoj betimin tim”.
BASHKËPUNËTOR
Një mafie s’është asgjë pa bashkëpunëtorët e saj. Këta të fundit formojnë pjesn më të madhe të trupave të saj: Familja vendore Carleone nuk i kalon 40 anëtarë të pranuar, kurse bashkëpunëtorët e saj, padyshim, janë dhjetë herë më të shumtë në numër. E njëjta gjë mund të thuhet edhe në Neë York, ku pesë familje mendohet se kanë të gjitha së bashku nga 600 deri në 650 “ushtarë” e drejtues e më shumë se 6 mijë bashkëpunëtorë. Bashkëpunëtorët shërbejnë për të realizuar lidhjet mes celulës kriminale dhe shoqërisë.
FAMILJE
Në shoqërinë tradicionale mesdhetare, familja është gjithçka, kurse individi s’është asgjë. Buscetta është i irrituar nga liberalizimi i fëmijëve të mafiozëve amerikanë të gjeneratës së vjetër, sikurse Carlo Gambino apo Joe Bonnano që flasin akoma siçiliançe. Llogariten që në vitin 2002 të ishin 190 “familje” mafioze në Siçili me 5200 anëtarë, 89 nga të cilët në provincën e Palermos me 3200 anëtarë. Secila prej tyre është e lidhur fort me një territor të caktuar.
KONTROLL
Mafia siçiliane është tërësisht katolike dhe i kushtohet një kulti dëlirësie e modestie femërore, ajo ka edhe shënjtoren e saj mbrojtëse, Zonjën e Shenjtë, që festohet me 25 mars, madje mafiozët nuk kryejnë vrasje të premteve. Mafiozët nuk kanë ekzistencë sociale endogjene, gati endogamike. Pikësëpari sepse bëmat e tyre, aktet, fjalët i janë nënshtruar në mënyrë të vazhdueshme një kontrolli social, rigoroz, për të matur pajtueshmërinë e tyre me statusin “njeri i nderuar”.
MBROJTJE
Kur në një territor të dhënë kuadri juridik është i paqartë, policia është e paaftë dhe drejtësia joefikase, kur mosbesimi përgjithësohet e kur shteti s’mund ose nuk do të garantojë pasurinë e qytetarëve, këta të fundit u drejtohen për ndihmë formave të fshehta të mbrojtjes, shërbimeve kriminale, për të rregulluar konfliktet, për të marrë paratë e dhëna hua apo për të bërë vlershme kontratat. Kjo ofertë për mbrojtje private del nga krimi i organizuar dhe mafia.
NARKOTRAFIK
Të kuptosh lidhjet midis mafiozëve dhe trafikut të lëndëve narkotike është vërtetë diçka themelore, shumë e rëndësishme. Pa një vizion të qartë të kësaj dukurie komplekse, është e pamundur të nisësh ndonjë luftë kundër drogës e për më tepër ta fitosh këtë luftë. Trafiku i lëndëve narkotike nuk ishte një aktivitet mafioz që në fillim të tij, e s’ka se si të ishte. Ndërkombëtar, madje ndërkontinental, narkotrafiku s’mund të përshtatet me pamjen e një prove mafioze.
NJERI I NDERUAR
Njeriu i nderuar është alfa dhe omega e gjithë filozofisë mafioze. Si politika dhe çdo organizim tjetër njerëzor, edhe mafia mbi të gjitha, përbëhet nga njerëzit. Në këtë rast, “njerëzit e nderuar”. “Njeriu i nderuar” nuk duhet t’i tregojë askujt përkatësinë e tij, në rast të tillë dënohet me vdekje. Askujt që s’është mafioz, madje, as priftit ku rrëfehet, e aq më pak një mafiozi tjetër, nëse ai nuk ka qenë prezantuar formalisht nga një tjetër mafioz.
OMERTA
Fjala Omerta, sikurse mafia, është me prejardhje të paqartë, por nëse etimologjia e termit është e paqartë, kuptimi i saj është i qartë. Omerta është shumë më tepër se një injeksion për të heshtur, madje më shumë si ligj i heshtjes, është një mënyrë e vërtetë të jetuari, një kulturë, elementi qendror i vizionit mafioz të botës, një lloj mbrujtje e dyshimit dhe misterit. Me anë të fragmentarizmit të detyruar, sistematik e konstant të informacionit që s’duhet kurrë jashtë mafies, sigurohet stabiliteti.
REKRUTIM
Të hysh në mafien siçiliane është mjaft e vështirë. Pikësëpari, është detyrim absolut të jesh siçilian nga nëna dhe babai, i seksit mashkull dhe katolik. Ndërkohë nuk pranohen djemtë e policëve dhe ata të gjykatësve, djemtë e paligjshëm ose nga prindër të ndarë, djemtë ose vëllezërit e grave “të lehta”, komunistët apo djemtë e militantëve komunistë, homoseksualët, djemtë e “njerëzve të nderuar” të vrarë nga mafia, në mënyrë që të shmanget hakmarrja brenda mafies.
STRUKTURA
Thelbësore është se “Cosa Nostra” është një organizatë e vërtetë. Ajo është e organizuar në struktura hierarkike me majën e saj dhe me epiqendër në Palermo, ku është Selia e organit drejtues të shoqërisë, e quajtur “kupolë” apo “komision”. Por arkitektura mafioze është në ndryshim të vazhdueshëm, sipas oportuniteteve ekonomike dhe financiare, sipas nivelit të goditjes së shtetit e metodave të shefave. Ishulli i Siçilisë është quajtur “krahina” nga mafiozët. Instanca e lartë mafioze është “komisioni krahinor”.
VRASJE
Mafia siçiliane vret ndonjëherë edhe shumë, por gjithmonë në rastet kur i ka harxhuar të gjitha mjetet e tjera. Sidoqoftë mafia nuk vret kurrë pa e peshuar mirë këtë gjë, asnjëherë nën peshën e një emocioni apo në kundërshtim me arsyen e shëndoshë. Përkundrazi, me përjashtim të rasteve të rralla, vrasja kryhet me kujdes të plotë, sipas kushteve, rregullave të protokollit. Për çdo vrasje është i detyrueshëm të merret miratimi nga shefi i kantonit territorial ku do të kryhet vrasja.
Ja kush janë 16 bosët e famshëm të mafias
Toto Riina
Salvatore Riina fillon të bëhet shumë i pushtetshëm pas rënies së bosit të “korleonezëve”, Luciano Lixho, i cili arrestohet në maj të vitit l974. Pushteti i Don Totos, sikundër zbulojnë disa të penduar, arrin deri në SHBA, ku në pak vite bosi korleonez ja arrin të lidhë aleanca me disa nga “familjet” më të pushtetshme të “Cosa Nostra”-s amerikane.
PIETRO ALIERI
Anëtar i Komisaionit Rajonal dhe atij Provincial. Alieri aktualisht është 49 vjeç. Është arrestuar më 6 qershor të vitit 1997. Ai është njohur si dorë e fortë në “Cosa Nostra” me nofkën “gentelman” dhe është dënuar disa herë me burgim të përjetshëm.
BADALAMENTI GAETANO
Ish-anëtar i Komisionit të “Cosa Nostra”-s siçiliane, por që jetonte në Amerikë. “Tano” është dënuar disa herë me burgim të përjetshëm. U arrestua në nëntor të vitit 1984 dhe vuajti dënimin në SHBA derisa vdiq, në vitin 2002, në moshën 79-vjeçare.
LEOLUKA BAGARELA
Është cilësuar si bosi korleonez i “Cosa Nostra”-s. Bagarela është kunati i Toto Riinas (burri i motrës). Ai është arrestuar më 24 qershor të vitit 1995. Leoluka është 66 vjeç dhe është dënuar disa herë me burgim të përjetshëm.
SALVATORE BIONDINO
Biondino është cilësuar si krahu i djathtë dhe njeriu më i besuar i Toto Riinas. Ai u arrestua bashkë me shefin e vet Riina më 15 janar të vitit 1993. Biondino së bashku me Toton janë shpallur fajtorë nga gjykata e Palermos për vrajen e prokurorit Paulo Borselino.
STEFANO BONTADE
Bondate është cilësuar si një ndër shefat e “Cosa Nostra”-s së Amerikës. Ai është njohur si kundërshtar i korleonezëve dhe i Toto Riinës. Stefano Bondate ka qenë anëtar i “Triumviratit” të “Cosa Nostra”-s në vitet ’70-të-’80-të.
XHOVANI BRUSKA
Bruska ka qenë shef qarku dhe anëtar i “Cosa Nostra”-s Siçiliane. Ai është njeriu që shtypi telekomandën që shpërtheu eksplozivin në vrasjen e prokurorit Xhovani Falkone. Por vrasjet e kryera nga ai arrijnë afërsisht shifrën 200.
BENEDETO SANTAPAOLA
I quajtur ndryshe Nitto Santapaola më 8 shtator të 1978 vret Giuseppe Calderone, bossin më të rëndësishëm të Katanias, dhe më pas merr komandën e “Cosa Nostra”-s në këtë zonë. Por në 18 mars të 1993 arrestohet. Dënimi i fundit i Nittos është ai me 20 vjet heqje lirie.
BERNARDO PROVENZANO
Për 40 vjet me radhë ka qenë kapo misterioz i “Cosa nostra”. Bernardo Provenzano, ose i ashtuquajturi “zu Binnu”, por i njohur edhe me nofkën “u tratturi”, super bos si dhe drejtuesi më me jetëgjatësi në historinë e mafias është arrestruar dje nga policia italiane.
SALVATORE LO PIKOLO
Bosi i mafias italiane, Salvatore Lo Piçolo, arrestohet së bashku me të birin, Sandron, pas 25 vitesh që ishte shpallur në kërkim. Më 5 nëntor 2007 miku i ngushtë i bosit të Mafias, Provenzanos, përfundoi në pranga. Lo Piçolo ishte shpallur në kërkim që prej vitit 1983.
Lucky Luciano
Salvatore Lucania i njohur më pas si Lucky Luciano, u bë mjaft i njohur në botën e mafies. Në vitin 1935 ai njihej si bosi i bosëve, jo vetëm i Nju Jorkut, por i gjithë vendit. Ai u arrestua dhe u dënua 30-50 vjet në ’36-n, por u lirua me kusht që të internohej në Itali.
Carlo Gambino
Carlo Gambino vinte nga një familje që kishte qenë pjesë e mafies prej shekujsh në Itali. Ai emigroi në SHBA, ku jetonte kushëriri i tij Paul Castellano. Aty ai u bashkua me njerëzit e Lucky Lucianos. Pasi vrau Anastasian ai udhëhoqi me një grusht të hekurt deri sa vdiq.
Frank Costello
Francesco Castiglia pasi u arrestua shumë herë për krime të ndryshme, ai u bë shok i ngushtë me Lucky Lucianon. Pas arrestimit të Lucianos, Costello u bë drejtues i klanit duke forcuar dhe zgjeruar fushën e veprimit.
John Gotti
Një prej gangsterëve më të mëdhenj që kanë sunduar në Nju Jork, John Gotti, dëshironte gjithnjë që të bëhej një njeri i mençur. Në vitet ’70 ai u bë kapo i trupës “Bergin”, një pjesë e familjes Gambino. Jashtë mase ambicioz, Gotti u përzje me drogë, gjë e ndaluar kjo nga familjet.
Al Capone
Nëse ka ekzistuar ndonjëherë një gangster që ka fituar numrin një, ai është Al Capone. Alphonse Capone lindi në Bruklin dhe prindërit e tij ishin emigrantë italianë. Ai u përfshi në bandën “Five Points”. Capone njihej si njeri shumë i dhunshëm; këtë e provon sidomos roli i tij në “orkestrimin” e Masakrës së Shën Valentinit në vitin 1931, ku u vranë rivalët e tij kryesorë.
SEMION MOGILEVI
Mafia ruse është e njofur si më e dhunshmja dhe më e frikshmja. Bosi i saj Semion Mogilevi njihej si njëeri mjaft i prerë dhe i ashpër. Përmes vrasësit të famshëm Ivanov, ai ka kryer qindra ekzekutime